Loading…

Dacic i përgjigjet ambasadorit amerikan nëpërmjet medias ruse

  • 23/02/2019 | 21:09

Dacic i përgjigjet ambasadorit amerikan nëpërmjet medias ruse

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic nëpërmjet portalit të Sputnikut rus i është përgjigjur vërejtjeve të ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se të gjitha shtetet janë të lira të zgjedhin natyrën e marrëdhënieve të tyre në raport me vendet tjera, si dhe se Serbia që ka zgjedhur të qëndrojnë në anën e Maduros.

Sipas Dacicit, Serbia nuk e ka zgjedhur Nicolas Maduron për kryetar të Venezuelës, po qytetarët e atij shteti dhe e mbron parimit se “qytetarët e zgjedhin pushtetin në shtetin e tyre pa presione”.

Duhet përujtuar se ambasadori amerikan ka thënë se Serbia është “në anën e gabuar të historisë”, duke e përkrahur diktatorin e Venezuelës, i cili e ka çuar atë vend në varfri, ndrësa shumica e vendeve evropiane, ashtu si edhe ShBA-të, e përkrahin Juan Guaidon si kryetar të përkohshëm të Venezuelës.

Dacic i është përgjigjur se ShBA-të janë “në anën e gabuar të historisë” duke përkrahur Kosovën.

Para ca ditësh zëvendësministri i punëve të jashtme i Venezuelës, përkundër krizës në vendin e tij, ka qëndruar në Beograd dhe është falënderuar nga Dacic për mbështetjen që i jep Serbisë në lidhje me Kosovën dhe se vendi i tij ka votuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë