Loading…

Dacic: Haradinaj po na kërcënon me luftë

  • 11/02/2017 | 21:19

Dacic: Haradinaj po na kërcënon me luftë

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, nuk ka preferuar të komentojë kërkesën e liderit të AAK’së Ramush Haradinajt, që edhe Kosova të lëshojë fletarreste për të dhe kryeministrin aktual serb Aleksandar Vucic.


I pyetur nga mediat serbe për deklaratën e Haradinajt, se edhe Kosova duhet të lëshojë fletarreste për Dacic’in si ish bashkëpunëtor i ngusht i Milosevicit dhe Vucic’in si ish bashkëpunëtor i Sesejlit, Dacic ka thënë se është e panevojshme të komentohen ato deklarata absurde, përcjell gazetametro.net.

Dacic, ka vazhduar me retorikën e njejtë, duke thënë se ai pret që drejtësia franceze më 2 mars të marrë vendim që Haradinaj të ekstradohet në Serbi për t’u gjykuar, sipas tij për krimet e kryera gjatë viteve 98-99.

“Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës. Për shkak se, deri më tani, asnjë nga terroristët shqiptarë nuk ka marrë dënim nga gjykata e Hagës, dhe shumë dëshmitarë kundër tyre janë zhdukur”, ka thënë Dacic për Sputnikun rus, si përgjigje për kërkesën e Haradinajt për fletarrest ndaj tij dhe Vucic’it.

Ministri i Jashtëm serb, gjithashtu ka shtuar se deklaratat e Haradinajt janë të rrezikshme, “pasi ai ka kërcënuar Serbinë, se do ta pësojë sikurse në vitin 1999”.

“Pra Haradinaj hapur po na kërcënon me luftë para syve të të gjithë Europës”, ka thënë Dacic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë