Loading…

Dacic falënderon Korenë Veriore për mosnjohjen e Kosovës

  • 07/03/2018 | 12:25

Dacic falënderon Korenë Veriore për mosnjohjen e Kosovës

Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka takuar ambasadorin e Republikës së Koresë së Veriut, Ri Pyong Du në Beograd. Daçiq aty falënderoi Korenë Veriore për mos njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Vendi komunist përfaqësohet nën ombrellën e Rumanisë dhe është pjesë e ambasadave jo-rezidente.

Daçiq ka thënë se dy shtetet nuk kanë asnjë çështje të hapur dhe ndër tjerash ka shrehur mirënjohje për Korenë Veriore si një nga shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, raporton B92, përcjell KosovaPress.

Serbia ka shprehur qëndrimin zyrtar duke thënë se presin që ky qëndrim i Koresë Veriore ndaj Kosovës të vazhdojë të mbetet i tillë.

Ministri serb bëri të ditur qëndrimin e shtetit të tij për zgjidhjen e çështjes së armëve nukleare të Koresë Veriore, duke thënë që mbështesin trajtimin e kësaj teme me mjete paqësore. Daçiq po ashtu ka mirëpritur përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy Koreve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë