Loading…

‘Dacic është njeriu i Rusisë për dialogun Kosovë-Serbi’: Analistët serbë thonë se s’ka dallim mes tij dhe Vucic në qëndrime

  • 01/06/2021 | 19:51

‘Dacic është njeriu i Rusisë për dialogun Kosovë-Serbi’: Analistët serbë thonë se s’ka dallim mes tij dhe Vucic në qëndrime

Kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, që u përfol mjaft pas zgjedhjeve të fundit në Serbi se presidenti serb Vucic e dërgoi në ‘pension politik’ kur i dha postin në krye të parlamentit. Dacici si duket ende mbetet pika kryesore e kontaktit të Rusisë në Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Dacic nga Moska porositi se Rusia dhe Kina, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në fund do t’ju duhet të përfshihen në përfundimin e çështjes së Kosovës.

Dragomir Andelkovic një analist politik për gazetën serbe Danas ka thënë se nuk e ka përshtypjen se Dacic është si një ndërmjetës i Rusisë në dialogun mes Kosovës e Serbisë, e s’ka dyshim për të që qëndrimi i tij reflekton atë të presidentit serb dhe qeverisë serbe.

“S’bëhet fjalë këtu për qëndrimin personal të Ivica Dacic, por për qëndrim të pushtetit të Serbisë. Në rrethanat në të cilat nuk mund të arrihej njëlloj kompromisi, me ndihmën e Perëndimit, atëherë bëhet e qartë se çështja e Kosovës do të kthehet në OKB. Megjithatë OKB është instanca e fundit, në përputhshmëri me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës, që merren me Kosovën. Gjithsesi, synimi ishte që pesha për çështjen të bartet tek BE, që UNMIK disi të relativizohet me arritjen e misionit të EULEX, kishte kuptim që të shpresohet se Perëndimi të ndryshoj qëndrim e të ofroj njëlloj kompromisi. Por pushteti në Serbi duket se po parashikojnë se nuk ka mundësi për kompromis, kështu që kthimi i Rusisë dhe Kinës në lojë është akt që mbron pozicionin e Serbisë” ka thënë Andjelkovic..

Kryetari i Kuvendit të Serbisë u prit të martën edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ku sipas kumtesës së kuvendit serb Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në mbrojtjen e integritetit territorial dh sovranitetit, dhe siç e përsërisin shpesh do të pranonin atë zgjidhje për Kosovën që do të ishte e pranueshme për Beogradin.

Vitin e kaluar dhe pas tij në mediat serbe ishte spekuluar se presidenti serb Vucic nuk e gëzon mbështetjen e Rusisë në krye të shtetit serb . Ishte raportuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte anuluar vizitën e paralajmëruar në Beograd pas ftesës së Vucic për ta përulur atë. Kjo ishte mohuar nga zyrtarët rusë e serbë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë