Loading…

Dacic: “E sipas të cilave parime është rrënuar Jugosllavia?”

  • 14/08/2018 | 13:21

Dacic: “E sipas të cilave parime është rrënuar Jugosllavia?”

Është herët të flitet mbi se kush e mbështet, e kush nuk e përshëndet idenë mbi përkufizimin si opsion për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, thotë shefi i diplomacisë serve Ivica Dacic.


Ai thotë se do të mund të pajtohej me kancelaren gjermane Angela Merkel se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan, njofton B92.

“Për ne nuk ekziston ndryshimi i kufijve. Ne kufi me Kosovën kurrë nuk kemi pasur. Unë e kuptoj se dikush i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës e thotë këtë, por dikush që e ka njohur, e që tash thotë se nuk ka ndryshim të kufijve, kjo nuk do vëmendje”, ka thënë Dacic, transmeton gazetametro.net.

Sipas tij, tingëllon cinike kur disa flasin për atë se nuk ka ndryshim kufijsh sipas parimeve etnike.

“E, sipas të cilave parime është rrënuar ish-Jugosllavia? Mos ndoshta UÇK-ja është angazhuar për shoqëri qytetare? Jo, kjo ka qenë për parime etnike. Cili është shkasi, shkaku i konfliktgeve të cilat ekzistojnë, janë këto marrëdhëniet ndërnacionale, paragjykime të caktuara apo krimet të cilat kanë ndodhur në të kaluaren dhe territoret”, ka thënë Dacic.

Dacic ka thënë se më me dëshirë Serbia do të bisedonte me Shaqipërinë, se sa me Prishtinën, sepse kështu vetëm fshihet esenca, “se është kjo pakicës hqiptare”.

Sipas tij, Bujanovc e Presheva paskan problem, sepse nuk e ditkan se “pakicë e kujt janë”, e Shqipërisë apo e Kosovës.

Dacic kapërsëritur “qëndrimi e ri të administratës amerikane” se “administrata do të mbështesë zgjidhjet e reja kreative, të cilat do të jenë të pranueshmepër Beogradin e Prishtinën dhe ka folur për atë se si ua ka prezantuar pikëpamjet serbe zyrtarëve amerikanë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë