Loading…

Dacic e do “rolin qendror të OKB-së”, flet edhe për Kosovën

  • 25/09/2018 | 10:53

Dacic e do “rolin qendror të OKB-së”, flet edhe për Kosovën

Ministri i jashtëm serb ka thënë se “prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën”

Për Serbinë është i pakontestueshëm vendi qendror dhe roli i Kombeve të Bashkuara, ndërsa objektivat e parimet janë definuar me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sot janë njësoj të nevoshëm, ka thënë ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic në Samitin në New York në prag të fillimit të Asamblesë së Përgjitshme.

“Barazia sovran e shteteve, heqja dorë nga përdorimi i dhunës, mospërzierja në punët e brendshme të shteteve tjera, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhja ne paqe e konflikteve dhe respektimi i dallimeve, janë parime aktualiteti i të cilave nuk e ka humbur rëndësinë”, ka thënë Dacic, transmeton gazetametro.net.

Sipas tij, Serbia mbështet pjesëmarrjen e barabartë të shteteve në sistemin e qeverisjes globale.

Dacic ka thënë se “prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën”. Sipas tij, “Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, ruajtjen e paqes e sigurisë dhe identitetin e saj historik”.

Ai ka shtuar se “Serbia është me sinqeritet e përkushtuar për paqe e dialog, i cili me ndërmjetësimin e BE-së po zhvillohet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, si dhe impelentimin e marrëveshjeve të arritura”.

“Duke udhëhequr politike të përgjegjshme, do të bëjmë gjithëçka që inetersat e popujve tanë, paqja regjionale dhe stabiliteti të jenë të mbrojtur”, ka thënë Dacic sipas medieve serbe.

Është e ditur se Serbia, duke pasur mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë veto në Këshillin e Sigurimit, të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatën botërore, prandaj edhe e thekson “rolin qëndror” të OKB-së./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë