Loading…

Dacic: E dimë sigurtë se shqiptarët planifikuan sulme në ambasadat serbe

  • 10/01/2017 | 10:25

Dacic: E dimë sigurtë se shqiptarët planifikuan sulme në ambasadat serbe

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic sot ka deklaruar se informata mbi planin e diasporës shqiptare për sulmin në ndonjë ambasadë serbe për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, ka ardhur nga shërbimet e inteligjencës të një vendi perëndimor.

Dacic, për RTS ka thënë se Serbia me publikimin e kësaj informate ka dashur që të paralajmërojë publikun dhe vendin nikoqir se është përgjegjës për sigurinë e ambasadës dhe të punësuarëve aty dhe shtoi se është ngritur niveli i sigurisë në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike serbe, transmeton gazetametro.net.

“Dihet saktë se kush i ka dhënë këto propozime (mbi marrjen e ambasadës), ku jeton dhe këto nuk janë fjalë të kota”, ka thënë Dacic dhe shtoi se “dihet cila ambasadë dhe në cilin vend ishte caku i mundshëm”.

Ai ka thënë se plani ishte që “Serbia të detyrohet për të hequr dorë nga kërkesa për ekstradimin ashtu që ishte marrë ambasada dhe kështu të punësuarit aty do të ishin kidnapuar”, dhe hodhi poshtë pohimet nga Prishtina se Beogradi këtë e ka planifikuar vet në mënyrë që të akuzojnë shqiptarët.

Duke folur për shanset që ish lideri i UÇK’së të ekstradohet në Serbi nga Franca, ministri serb tha që nuk ekziston mundësia që të ndikohet në vendin tjetër që të bëjë atë që Beogradi mendon që duhet të bëjë.

Ai ka thënë se nuk e din kur do të dërgojë Serbia kërkesën për ekstradim, sepse kjo është kompetencë e Ministirisë së drejtësisë, por përkujtoi se kryeministri Aleksandar Vucic ka paralajmëruar se kjo do të bëhet dhe nuk ka arsye që kjo mos të ndodh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë