Loading…

Daci: Rugova do t’i jepte tre komuna për kthimin e Luginës (Video)  

  • 23/01/2017 | 23:01

Daci: Rugova do t’i jepte tre komuna për kthimin e Luginës (Video)  

Idenë për shkëmbime territoresh që përmendi Regjep Qosja para dy dite, e ka komentuar sot edhe ish – kryeparlamentari dhe akademiku Nexhat Daci, duke thënë se kjo është një realitet i të së kaluarës.


Për akademik Dacin, i cili dha një intervistë për televizionin Rrokum, shkëmbimi i territoreve do kohë dhe sipas tij territoret e shqiptarëve janë reale, por kjo mundet me ndodhë më vonë.

Kur përmendi territoret, Daci u ndalë tek një ide që thotë se e ka pasur ish- presidenti i vendit, tashmë i ndjerë Ibrahim Rugova.

Edhe pse jo në detaje, Daci tha se Rugova ka pasur një vullnet të tillë për shkëmbim territoresh.

Por thotë se populli ynë nuk është i përgatitën për një shkëmbim të tillë.

Duke komentuar ngjarjet e fundit në vend dhe duke folur për krerët e shtetit, Daci shprehet skeptik se një elitë e tillë politike e cila shitet dhe blihet, mund ta qojë vendin përpara.

https://www.youtube.com/watch?v=bhRLQzJ48Sw

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë