Loading…

Çudit Kina: Kritikon Rusinë pasi përmendi armët bërthamore, kërkon qetësi me Ukrainën

  • 28/02/2022 | 11:50

Çudit Kina: Kritikon Rusinë pasi përmendi armët bërthamore, kërkon qetësi me Ukrainën

Të gjitha palët duhet të qendrojnë të qeta dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Wang Wenbin, pasi presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi futjen në veprim të armëve bërthamor.


Në konferencën për gazetarët, Wang përsëriti “merakun” e Kinës për sigurinë e vendeve në mbarë botën, duke thënë se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen me seriozitet të madh.

Sot pritet të zhvillohet takimi i shumëpritur mes dy delegacioneve në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, shkruan abcnews.

Delagacioni ukrainas mbërriti më herët në kufi me helicopter, ndërsa Bjellorusia ka marrë përgjegjsinë logjistike dhe diplomatike për mbajtjen e këtyre bisedimeve.

Sipas mediave ukrainase, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në personel ushtarak, aviacion, si dhe humbje në mjete të mekanizuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë