Loading…

Çudit Kiara Tito, i kërkon Nitës të këndojë këngën e Butrintit

  • 27/01/2023 | 13:25

Çudit Kiara Tito, i kërkon Nitës të këndojë këngën e Butrintit

Moderatorja Kiara Tito është një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.


Bukuroshja e cila ka marrë vëmendjen e këngëtarit Luiz Ejlli prej ditës së parë, ka qenë e përfolur nga jashtë për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri.

E gjitha ndodhi kur banorët ishin në oborr dhe këngëtarja Nita Latifi po ekzekutonte këngë në versionin akustik me kitarë.

Në një moment, asaj iu kërkua të këndojë një këngë të Ledri Vulës, teksa në atë moment Kiara ndërhyn duke i thënë të këndojë këngën që kishte interpretuar një ditë më parë.

E kur Nita insiston të dijë se për cilën këngë bëhet fjalë, Kiara Tito i drejtohet duke thënë “Atë Dale Dale”. Kjo ka sjellë reagime të shumta kundër saj duke qenë se modatorja i ka dhënë shpresë Luizit, duke i shprehur pëlqimin.

“Dale Dale” është një këngë hit e Butrint Imerit, të cilën ai e këndon në bashkëpunim me këngëtaren Kida dhe reperin Ledri Vula.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetin social Twitter, me shumë prej fansave që kanë hedhur dyshimet se Kiara po e refuzon Luizin për shkak se nuk ka mundur ta largojë nga mendja Butrintin.

Këtë dyshim e përforcon më tepër faktin se nga jashtë, këngëtari Butrint Imeri ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj nga një prej mbrëmjeve të spektaklit, ku kishte vendosur një emoji të një kurore sipër saj.

Ky veprim është dukur i çuditshëm nga publiku, duke iu referuar faktit se dyshja Kiara dhe Butrint e kanë prezantuar në publik si të përfunduar lidhjen e tyre.

@lyrix.11♬ original sound – U mbyll

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë