Loading…

Çudit Haki Abazi: Përplaset me Fitore Pacollin, i del në mbrojtje Xhavit Halitit

  • 30/11/2021 | 12:32

Çudit Haki Abazi: Përplaset me Fitore Pacollin, i del në mbrojtje Xhavit Halitit

Deputetja e LVV’së Fitore Pacolli, në Komisionin për punë të jashtme ka pasur një debat me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, njëherazi edhe kryetar i Komisionit i cili kohëve të fundit është futur në një ‘’grevë parlamentare’’, por si duket nuk ka braktisur krejtësisht angazhimet e tij, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli replikoi me Xhavit Halitin, anëtar i këtij komisioni duke i thënë se nuk duhet të hyjë në çështje personale por të flasë për temat që kanë të bëjnë me këtë ministri e këtë komision.

‘’Mënyra si po e drejton nuk është korrekte. E tërheq vërejtjen, sepse janë çështje profesionale që duhet t’i drejtojmë këtu. Është puna e ministres që ne duhet ta diskutojmë, jo çështjet personale e të hyjë krejt familja’’, tha Pacolli duke iu drejtuar Halitit.

Haliti tha se nuk është ‘’argat’’ i ministres dhe ka mendimet e tij me të cilat mendon ta ndihmojë ministren Gërvalla, jo ta dëmtojë.

Pastaj ishte kryetari i komisionit Haki Abazi, i cili nuk ia dha fjalën Fitore Pacollit duke i thënë ‘’vec pak nëse mundesh me duru’’, derisa tha se është e drejta e secilit ta shpreh opinionin e vet.

‘’Mendoj që jemi demokraci parlamentare, Haliti i ka opinionet e veta është deputet i parlamentit, mundemi me gjet rastin me iu përgjigj për ato që mendojmë se duhet t’i përgjigjemi këtu ose në seancë të mbyllur.’’

Pas kësaj Pacolli insistoi ta merrte fjalën, por Abazi tha se Time Kadrijaj do fliste, dhe se rregulli është rregull, duke mos lejuar Pacollin të flas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë