Loading…

Çudira nga qeveria Kurti, Dimal Basha: Kur u ndreq Blloku B2 shkova e ia bona përhajr ministres

  • 24/01/2022 | 13:34

Çudira nga qeveria Kurti, Dimal Basha: Kur u ndreq Blloku B2 shkova e ia bona përhajr ministres

Deputeti i VV’së Dimal Basha, i ka thurur lavde Qeverisë Kurti, duke thënë se pas rikthimit të bllokut B2 në funksion janë gëzuar shumë dhe se është arritje e madhe, shkruan Gazeta Metro.


Basha gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës, tha se rikthimi në funksion i bllokut B2 është arritje e madhe.

‘’More kjo është arritje e madhe, unë bile kam shkuar për përhajr te ministrja pasi u kthye në funksion’’, tha Basha.

Ai tutje mbrojti edhe të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti për energjinë, duke u munduar të sulmoj deputetët e opozitës.

Kujtojmë se dje në funksion është rikthyer Blloku B2, derisa njoftimin e dha kryeministri. Por kjo nuk rezultoi të ishte diçka e re pasi ndër vite kishte ndodhur./gazetametro.net

Kurti nuk tha asgjë të re: Blloku B2 kishte rënë e ishte rikthyer vazhdimisht ndër vite

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë