Manchester United ka humbur sonte kundër Atletico Madrid në kuadër të raundit të 16’të të Uefa Champions League, duke u eliminuar kështu nga ky kompeticion. Por ylli i tyre, Cristiano Ronaldo ka shënuar një statistikë shumë befasuese duke mos arritur të godas asnjëherë portën, transmeton Gazeta Metro.
Cristiano Ronaldo sot luajti për 90 minuta kundër Atletico Madrid, por pa arritur të lërë shenjë në këtë ndeshje ndaj një ndër skuadrave më të preferuara të tij për t’i shënuar gol.
Ai jo vetëm që nuk arriti të bëj asgjë por shënoj edhe një statistikë të keqe që nuk e kishte bërë që nga viti 2011.
Për herë të tretë në karrierën e tij në Champions League, Cristiano Ronaldo nuk arriti të bëj asnjë goditje në portë pas 90 minutave.
Dy sfidat tjera ku e kishte arritur këtë statistikë jo edhe aq të mirë ishin në nëntor të 2003 kundër Panathinaikos dhe në maj 2011 kundër Barcelonës.
Kujtojmë që në ndeshjen e fundit në Premier League kundër Tottenham Hotspur ai arrit të realizoj hat-trick, duke u bërë gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. /gazetametro.net
0 – For only the third time in his Champions League career, Cristiano Ronaldo tonight played 90+ minutes in a match in the competition without having a single shot; the others were for Man Utd v Panathinaikos in November 2003, and for Real Madrid v Barcelona in May 2011. Blank. pic.twitter.com/zTCG9e4Scg
— OptaJoe (@OptaJoe) March 15, 2022