Loading…

COVID’19 konsiderohet shkaku kyç për zvogëlimin e popullsisë në Rusi

  • 29/01/2022 | 09:51

COVID’19 konsiderohet shkaku kyç për zvogëlimin e popullsisë në Rusi

Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.


Rusia ka pasur 145.5 milionë banorë në muajin janar, gati 700,000 më pak sesa një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia shtetërore e Statistikave, Rosstat.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova, ka thënë COVID-19 është shkaku kryesor për këtë trend.

Zyrtarisht, task-forca ruse për koronavirus ka regjistruar 329,000 viktima me këtë virus prej shpërthimit të pandemisë, mirëpo ky numër besohet se jetë dyfish më i lartë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se kjo diferencë ekziston pasi task-forca e konsideron një vdekje me koronavirus, vetëm kur sëmundja përbën shkakun kryesor të vdekjes.

Rusia ka regjistruar një seri të rekordeve të infektimit në ditët e fundit, pas shtrirjes së variantit Omicron në këtë shtet. /rel

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë