Loading…

COVID-19 për 24 orë: 1 i vdekur dhe vetëm 11 raste të reja

  • 25/05/2021 | 15:00

COVID-19 për 24 orë: 1 i vdekur dhe vetëm 11 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditura të dhënat e fundit me COVID-19 ku numri i rasteve të reja ka rënë edhe më tutje, shkruan Gazeta Metro.


Nga gjithsej 3291 teste vetëm 11 kanë rezultuar pozitive deri më tani, derisa janë shëruar 258 pacientë.

Brenda 24 orëve ka vdekur një person me COVID-19.

Deri më sot numri i vdekjeve ka shkuar në 2,241, ndërsa ai i rasteve aktive është 3,303.

Raporti i plotë:

258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.
Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë