Loading…

Covid-19 kufizon mbajtjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Nobel”

  • 24/09/2021 | 13:02

Covid-19 kufizon mbajtjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Nobel”

Ceremonia e Çmimit Nobel do të zhvillohet online për të dytin vit radhazi dhe shkak për këtë është bërë pandemia globale e COVID-19.


Lajmin e ka bërë të ditur fondacioni i cili shpërndan Çmimet Nobel.

Mësohet se fituesit do të marrin medaljet dhe diplomat e Çmimit Nobel, në shtëpitë  e tyre. Ndër të tjera fondacioni ka lajmëruar se ngjarjet e prezantimit do të ndërthuren së bashku me një ceremoni çmimesh në Bashkinë e Stokholmit më 10 Dhjetor, që njihet si përvjetori i vdekjes së themeluesit të çmimit Albert Nobel. “Unë mendoj se të gjithë do të donin që pandemia COVID-19 të përfundonte, por ne nuk jemi ende atje, “,tha Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Nobel, Vidar Helgesen në një deklaratë.

Çmimet Nobel për Paqen, do të shpallen rreth datave 4-11 tetor. Fituesit e çmimeve të këtij viti në kimi, letërsi, fizikë, mjekësi dhe ekonomi.

Ndër të tjera për agjencinë  e lajmeve suedeze TT drejtori Ekzekutiv i Çmimeve Nobel, mësohet të ketë thënë, “Është e qartë se në Stokholm dhe Suedi, do të ketë më pak vëmendje rreth ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe banketit, por në nivel global ne përpiqemi të organizojmë një festë vërtet të bukur të fituesve të çmimeve.”

Pandemia kufizoi festimet për të nderuar 12 laureatët e emëruar në vitin 2020. Asnjë banket zyrtar nuk u mbajt për të nderuar fituesit. Në vend të kësaj, arritjet e tyre u njohën dhe u shpërblyen në ceremonitë e ulëta në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë