Loading…

CNN: Shqipëria në mesin e 17 vendeve që duhet vizituar në 2017

  • 07/01/2017 | 09:46

CNN: Shqipëria në mesin e 17 vendeve që duhet vizituar në 2017

Jo rrallëherë, mediat amerikane shkruajnë për bukuritë natyrore të Shqipërisë. Si një vend mjaft turistik, Shqipëria karakterizohet me pamje të bukur e objekte të vjetra të cilat kanë mbetur që nga koha e komunizmit, transmeton Gazeta Metro.


CNN sugjeron 17 vendet më të mira në botë që sipas ekspertëve të turizmit nuk duhen lënë pa u vizituar këtë vit (2017), ndër to është edhe Shqipëria.

Mes 17 shteteve nga më ekzotikët dhe të veçantët e botës, si Australia, Kina, Bermudet, Kanadaja, Kenia, Kolumbia, Franca, Irlanda, Islanda, Malajzia, Tajlanda etj., “CNN” ka këshilluar turistët nga e gjithë bota që të mos lënë pa parë as Shqipërinë, duke e ilustruar atë me një foto nga plazhi i Durrësit, si dhe duke e cilësuar atë si një ndër destinacionet më të veçanta në rajonin e Ballkanit, në Europën Jug-Lindore.

“Vend i vogël mesdhetar – dikur një nga më të izoluarit shtete staliniste të epokës së Luftës së Ftohtë – i cili ka qenë i mbajtur ‘sekret’ nga Evropa për pjesën më të mirë të dy dekadave të fundit. Ka shumë diell dhe milje të tëra me plazhe të pacenuar dhe të virgjër.

Ka një kulturë të ngjashme me Greqinë aty pranë, por shpesh ka gjysmën e çmimieve të sherbimeve turistike se sa ai vend. Shqipëria po vazhdon të lulëzojë dhe të zhvillohet edhe për vitin 2017”,- shkruan ndër të tjera artikulli i “CNN” për Shqipërinë.

“CNN” përmend plazhet e mrekullueshme shqiptare, alpet, turizmin gastronomik, atë kulturor, historik, si dhe nuk lë pa përmendur as bunkerët e kohës së komunizmit./gazetametro.net

theth-4

6157858481_a5a724a38d_b-1

church-of-theth-albania

b1

skanderbeg_square

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë