Sloganet protestuese që u shfaqën sot në Prishtinë si shenj solidariteti me protestën e organizuar në Washington DC, kanë zënë vend edhe në artikujt e mediave më të njohura ndërkombëtare.
Kjo pasi CNN në mesin e mbi 600 vendeve ku u mbajt një protest e tillë ka raportuar edhe për protestën e grave të organizuar në Prishtinë.
‘’Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut’’ është një nga sloganet që është paraqitur në mbarë botën në ‘’Marshin e Grave’’ që u mbajt në ditën e parë të Presidencës Trump, ajo mori vëmendje poashtu edhe në Kosovë, transmeton klankosova.
Për më shumë ja dhe fotografia që ilustron më së miri momentet e marshit të grave në sheshin e Prishtinës e që u raportua për mbarë botën nga CNN