Loading…

‘Çmimin do ta paguaj personalisht Djukanovic për mbështetjen e Abazovic’: Mençur punoi Dritani, s’ka qeveri në Mal të Zi pa të

  • 10/02/2022 | 13:52

‘Çmimin do ta paguaj personalisht Djukanovic për mbështetjen e Abazovic’: Mençur punoi Dritani, s’ka qeveri në Mal të Zi pa të

Sipas drejtorit të shoqatës për hulumtime politike malazeze Vladimir Pavicevic, çmimin për mbështetjen e Abazovic do ta paguaj personalisht presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic. Sipas vlerësimit të tij ai parashikoi se Djukanovic do të tërhiqet nga lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe nuk do të kandidojë më për president të Malit të Zi, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Pavicevic DPS viteve të fundit po humb një nga një komunat në zgjedhje e shtoi se zhvillimet e fundit janë një përpjekje e një rikthimi të tyre.

“Çmimi i kësaj mbështetjeje do të paguhet personalisht nga Milo Djukanovic, edhe atë me tërheqjen nga posti i shefit të DPS me mos kandidimin e tij si president i vendit. Dritani është racional, e di mirë që pensionimi politik i Djukanovic është interesi më i madh i qytetarëve të Malit të Zi dhe kjo do të ndodhë më në fund” ka thënë Pavicevic për agjencinë e lajmeve Srna të Republika Srpska’s në Bosnje e Hercegovinë.

Pavicevic i ka thënë Srna se është  reale pritja që Abazovic të formojë qeverinë minoritare.

“Kjo qeveria do të ketë mundësinë që për një kohë relativisht të shkurtë do të arrijë mjaft nga ato që qeveria e Krivokapic nuk ishte në gjendje t’i kryej” tha Pavicevic.

Ai konsideron se rezultatet konkrete të qeverisë së Abazovic do të dëshmojnë se votimi i mosbesimit të ish kryeministrit Krivokapic ishte lëvizje e mirë dhe e nevojshme “ që një kryeministër të pasuksesshëm dhe qeverinë e tij t’i zëvendësojmë me njerëz që do të jenë më të përgjegjshëm, e shumë më të suksesshëm”.

“Pozicioni i Abazovic në politikën e sotme malazeze është i atillë që është në interesin e numrit më të madh të partive politike të fuqizojnë më tej aleancën me lëvizjen e tij. Kushdo që sot konfrontohet ende me partinë URA apo distancohet nga ajo – ai i bën dëmin më të madh vetes. Abazovic ka shfrytëzuar më së miri këtë në vit e gjysmë për vete, dhe me një mbështetje relativisht të vogël në elektorat, është pozicionuar sikur të jetë ajo mbështetje të ishte e dyfishtë” konsideron Pavicevic.

Në këso raste shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të organizoheshin në maj apo qershor, që do të nxirrnin në pah më së miri vullnetin e qytetarëve sot tha Pavicevic, i cili shtoi se është e qartë se ky opsion sipas tij është më i mirë sesa të mbijetonte qeveria e Krivokapic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë