Loading…

Çmimi marramendës i veturës që shitet pas 40 viteve (Foto)

  • 11/01/2017 | 13:45

Çmimi marramendës i veturës që shitet pas 40 viteve (Foto)

Një “Aston Martin” i vjetër pritet që të shitet më shumë se 500 mijë dollarë pavarësisht se ishte mbuluar pjesërisht nga dheu dhe nën gjethe, pasi ishte lënë mes drurëve në një kopësht për më tepër se 40 vjet.


Kjo ishte një ndër makinat e para, e cila ka konkurruar makinat sportive si “Ferrari” dhe “Maserati”, por për fat të keq kjo makinë nuk ka lëvizur fare pothuajse për gjysmë shekulli, transmeton gazetametro.net.

Makina është prodhuar në Britaninë e Madhe në vitin 1960 dhe pastaj është dërguar në SHBA, ku është regjistruar.

Në fillim të viteve 1970 ajo ishte parkuar jashtë në shtëpinë e pronarit të saj në Massachusetts, ku qëndroi deri kohët e fundit. Gjatë pesë dekadave të fundit, gjendja e makinës është përkeqësuar pasi ishte e rrethuar me pemë, ndërsa rrotat e saj janë ndryshkur nga gjethet, lagështia dhe agjentët atmosferikë.

Kjo makinë e veçantë do të shitet më 18 janar me një çmim që varion nga 500 deri në 585 mijë dollarë.

Makina shkoi për restaurim total dhe do të jetë e gatshme për përdorim, ndërsa kërkesat për ta kthyer atë sërish në rrugë janë të shumta./gazetametro.net

riegal-aston-martin-20-1000x667

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë