Loading…
Çmimi i naftës me rritje të lehtë
  • 10/05/2019 | 20:03

Çmimi i naftës me rritje të lehtë

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës, pavarësisht se nga sot hynë në fuqi tarifat e reja prej 25% ndaj produkteve kineze në vlerën e 200 miliardë dollarëve, të njoftuara më herët nga presidenti Donald Trump.


Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 70.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.1 dollarë për fuçi. Shtetet e Bashkuara përshkallëzuan luftën e tarifave me Kinën, duke i rritur në 25% nga 10% që ishin më parë.

Megjithatë, negociatat po vijojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe ekziston një shpresë e vogël për arritjen e një marrëveshjeje. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë