Loading…

Çmimet e derivateve: Nafta 1 cent më shtrenjtë se dje

  • 22/07/2026 | 10:05

Çmimet e derivateve: Nafta 1 cent më shtrenjtë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.


Sipas njoftimit të MINT-it, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa për datën 22 korrik janë përcaktuar këto tarifa:

“Nafta (dizel): 1.67 euro/litër, benzina: 1.48 euro/litër dhe gazi: 0.60 euro/litër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë transmeton Klankosova.tv.
MINT ka bërë të ditur se qytetarët, në rast të parregullsive apo ankesave lidhur me çmimet e derivateve, mund të drejtohen te institucionet përkatëse.

Çmimet e publikuara nga MINT paraqesin kufirin maksimal që operatorët mund të aplikojnë në treg gjatë kësaj periudhe.

Gjatë ditës së djeshme, çmimi maksimal i lejuar për shitje të naftës ishte 1.66, për benzinën 1.47, kurse gazi mbetet në çmimin e njëjtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë