Po të ishte në dorën e drejtësisë serbe hetimi për vdekjen e papritur të ambasadorit rus në OKB, Vitalji Curkin, nuk do të ishte krejt e papritur që të ngriteshin akuza se ai u vra nga ana e njerëzve që vijnë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Por nëse drejtësia serbe këtë nuk është në gjendje ta bëjë, e bëjnë mediat në Beograd, transmeton gazetametro.net.
Spekulimi i radhës që vjen nga kryeqyteti serb, pas dhjetëra spekulimeve të kohës së trenit dhe murit, është ai për vdekjen e papritur të ambasadorit rus në OKB, Vitalji Curkin.
E përdtishmja serbe, Informer, në ballinë të gazetës, si temë kryesore ka publikuar shkrimin ku thuhet se është UÇK ajo që ka vrarë Curkinin.
Sipas kësaj gazete, kjo ka ndodhur, në shenjë hakmarrje për formimin e Gjykatës Speciale, ku pritet të gjykohen disa nga ish krerët e UÇK’së. /gazetametro.net