Loading…

Çmenduri tjetër në Dhërmi: Paguan 30 euro për vezët në sy

  • 09/08/2019 | 14:56

Çmenduri tjetër në Dhërmi: Paguan 30 euro për vezët në sy

Nuk kanë fund çuditë nga Jugu i Shqipërisë, ku mëngjesi që po konsumon rrezikon të të ngecë në fyt pasi të vjen fatura në tavolinë, Gazeta Metro.


Ashtu si edhe vitin e kaluar, vezët të gatuara në çfarëdo formë te tyren kapin shifra aq të larta sa nuk di të qash apo të qeshësh më parë, ku i sheh çmimin në faturën e cila përpos të tjerave është edhe e mbushur me gabime gramatikore.

Kështu që një omeletë e cilësuar ndryshe si “vezë sy” në Empire Beach Resort në Dhërmi kap vlerën e 500 lekëve, ndërsa një vezë e zier kap vlerën 350 lekë.

Në total 8 omeleta që ishin porositur, kanë kapur vlerën e 4000 lekëve të reja ose 40 mijë lekëve të vjetra (32 euro).

Në faturë janë shënuar gjithashtu edhe çmimi i një veze të zier, një gote me lëng portokalli dhe një ujë i madh me vlerë 300 lekë secila, po ashtu edhe 7 gota qumësht me vlerë 100 lekë secila.

Personi që ka dërguar faturën e kripur ka shkruar:

“shikoni pak veza zier… u be pula te bej veze te arte.”

Rikujtojmë rastin e një jave më parë të një restoranti në Mikonos, ku fatura e kripur që u ishte dorëzuar klientëve pasi kishin konsumuar darkë, u bë shkak për nisjen e hetimeve nga ana e autoriteteve përkatëse dhe vënies para përgjegjësisë të personave që abuzojnë me çmimet ndaj pushuesve.

Po ashtu edhe atë të një fature në Ohër, klientët të cilët refuzuan të pagonin shumën marramendëse dhe nisën të konfliktoheshin me kamarierët dhe menaxherët e restorantit, e pas zënkës, e cila nuk po merrte zgjidhje, turistët telefonuan policinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë