Peja ka fituar derbin e javës së 12-të, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 68:71, mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë sepse kanë qenë tifozët e Trepçës sulmuan brenda e jashtë palestrës basketbollistët e Pejës.
Fillimisht basketbollistet e Pejës u sulmuan kur rezultati ishte 38:52, dhe ndeshja u ndërpre përkohësisht, kjo ndodhi në çerekun e tretë, kur pas një fauli ndaj Erjon Kastratit kanë filluar hedhje të gjësendeve.
Drama nuk përfundoi këtu basketbollistë u rikthyen në palestër dhe e vazhduan ndeshjen, ku Peja triumfoi me rezultat 68:71 (18:22, 11:17, 14:15, 25:17).
Në fund të ndeshjes, basketbollistët e Pejës janë sulmuar në dalje nga Mitrovica pas ndeshjes, autobusi i tyre është thyer nga një grup i organizuar tifozësh, ka raportuar RTV Dukagjini.
‘Nuk mbushen mend tifozët e Trepçës’: Sulmohet ekipi i Pejës, ndërpritet ndeshja