Manchester United ka shënuar një fitore dramatike 3:2 ndaj Romës, në ndeshjen e xhiros së katërt të Champions League, të zhvilluar të martën në “Old Trafford”.
Skuadra italiane kaloi në epërsi të dyfishtë me golat e Matias Soule në minutën e 11-të dhe Donyell Malen nga penalltia në minutën e 17-të.
Megjithatë, Unitedi reagoi në pjesën e dytë. Bruno Fernandes ngushtoi rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa Matheus Cunha realizoi dy herë, në minutat 83 dhe 86, për ta kompletuar përmbysjen. Cunha u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të.
Me këtë fitore, Unitedi arrin në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Roma mbetet me katër.
Në ndeshjet e tjera, Interi mposhti Feyenoordin 3:0 në udhëtim, LASK-u fitoi 4:0 ndaj Slovan Bratislavës, kurse Bodo/Glimt dhe Lille barazuan pa gola, 0:0.