Loading…

Çmenduri: Gazetari qëllohet me armë në fytyrë nga deputeti

  • 23/09/2019 | 22:17

Çmenduri: Gazetari qëllohet me armë në fytyrë nga deputeti

Dy persona, përfshi një gazetar, janë plagosur pasi janë qëlluar nga një senator haitian, i cili hapi zjarr përpara parlamentit teksa vendi përpiqet të konfirmojë emërimin e kryeministrit të ri, transmeton Gazeta Metro.


Sheri Dië Nalio, një fotograf i Associated Press, u plagos në fytyrë. Personi i dytë, Leon Leblank, një shofer dhe rojë sigurie, mori gjithashtu plagë të rënda në Port-o-Prins, kryeqytetin e vendit.

Të plagosurit duken jashtë rrezikut për jetën, edhe pse mjekët hoqën copëza plumbash nga fytyra e fotoreporterit.

Senati i Haitit po përpiqet të mblidhet për herë të dy në dy ditë për të konfirmuar emërimin e kryeministrit të ri, Fritz-William Michel.

Haiti ka javë që përfshihet nga demonstrata të ndryshme kundër Moisesë dhe qeverisë së tij./gazetaetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë