Në Indi ka ndodhur një rast aspak i zakontë, ku një burrë ka vrarë dhe ka plagosur djalin e tij, vetëm pse gruaja ia shërbeu sallatën me vonesë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportimeve të shumta, krimi ndodhi të hënën në mbrëmje në rrethin Shamli, kur i akuzuari 45 vjeçar, Murli Singh – kërkoi që gruaja e tij t’ia shërbente sallatën me darkën e tij.
E zënë me punë të tjera, gruas së tij, Sudesh, iu desh më shumë nga sa priste për të përgatitur dhe shërbyer sallatën, duke bërë që Singh të zemërohej me të.
Singh, së fundi përdori një shat kopshti drejt gruas së tij. Singh thuhet se sulmoi edhe djalin e tij 20-vjeçar, Ajay, me këtë mjet, i cili ky i fundit ndërhyri në grindje në një përpjekje për ta shpëtuar nënën e tij. Burri thuhet se më pas u largua nga vendi i ngjarjes./gazetametro.net