Loading…

‘Çmendet’ Manchester United: Gati oferta 100 milionëshe në drejtim të Ajax

  • 19/08/2022 | 18:19

‘Çmendet’ Manchester United: Gati oferta 100 milionëshe në drejtim të Ajax

Bordi i Manchester United ka bërë një kthesë të madhe ditëve të fundit në raport me transferimet. Nga Arnautovic e Rabiot, ata për pak kohë përmbyllën një marrëveshje prej 70 milionë eurosh për një lojtar të klasit botëror si Casemiro, krejt kjo si rrjedhojë e panikut në të cilin ndodhet familja Glazer. Tash fokusi si duket është kthyer drejt yllit të Ajax, shkruan Gazeta Metro.


Askush nuk do ta besonte një javë më parë se United do të ishte i gatshëm për të shpenzuar shuma të majme këtë verë. Priteshin disa transfere më të lira, por assesi një 70 milionësh si Casemiro ose potencialisht Antony për 100 milionë.

Mirëpo, presioni që i ka kapluar Glazers për të shitur klubin dhe fakti se ka blerës të gatshëm, i ka shtyrë ata të bëjnë disa lëvizje të papara më herët. Tentim “spin” i tyre është i qartë, duke u munduar t’i kthejnë tifozët pas vetes me disa blerje të reja.

Manchester United është kthyer në garë për Antonyn, sulmuesin anësor të Ajax.

Sipas gazetarit të njohur britanik David Ornstein, pardje klubi holandez refuzoi një ofertë 80 milionë euroshe për yllin brazilian nga United.

Megjithatë, anglezët pritet të rikthehen prapë në lojë, pasi që braziliani e dëshiron largimin, duke shkuar aq larg madje sa të mos stërvitej sot fare me skuadrën.

Këtë herë, United pritet të dërgojë një ofertë prej 100 milionë eurosh në adresë të Ajax, 80 milionë të sigurta ndërsa 20 milionë të tjera në bonuse.

Gjiganti anglez pret që kjo ofertë e tyre të pranohet, pasi që edhe Antony do të bëjë presion për një gjë të tillë.

Ky çmim është tejet i madh për një lojtar si Antony, mirëpo United duket se është serioz në mbështetjen e tyre për Erik ten Hag, i cili e ka kërkuar brazilianin gjatë tërë verës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë