Ish-asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Shtime, Reshat Mujota, i tha kryetarit të kësaj komune, Qemajl Aliu se i ka gënjyer qytetarët, shkruan Gazeta Metro.
Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi u tërhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancën e kuvendit të Shtimes, Mujota adresoi kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.
“Kur thirresh në meritokraci dhe bashkëqeverisje, duhet t’i mbash ato. Nëse nuk i mban këto, do të thotë që ti ke gënjy qytetarin”, u shpreh ai.
Tutje, ai tha se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me VV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”./gazetametro.net