Loading…

Çka u bisedua në takimin mes Delawie dhe Lëvizjes për Bashkim

  • 09/05/2017 | 18:22

Çka u bisedua në takimin mes Delawie dhe Lëvizjes për Bashkim

Deputeti Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim, ka qenë i ftuar sot në Ambasadën e SHBA-së ku janë pritur nga Ambasadori Greg Delawie.


Në një publikim në rrjetin social Facebook, Qela ka treguar se për çfarë është diskutuar në këtë takim me Delawie.

Ai duke e vlerësuar si korrekt qëndrimin e ambasadorit amerikan, ka treguart se i ka thënë atij se zgjidhja më e mirë në këtë situatë është arbitrazhi ndërkombëtar, përcjell gazetametro.net

Më poshtë gjeni të plotë shkrimin e deputetit Qela.

”Sapo e përfunduam një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delavie.

Qëndrimi i z. Ambasador ishte shumë korrekt.

Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi.

Duke e falënderuar Ambasadorin Delawie për gjithë angazhimin e tij dhe të SHBA-ve që ky problem të zgjidhet, unë ia paraqita atij qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim se po të kishte pasur transparencë që nga fillimi dhe po të kishte pasur gatishmëri për konsensus, kjo çështje tashmë do të ishte e përfunduar.

Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë