Loading…

Çka thotë Vjosa Osmani për kandidaturën e Avdullah Hotit

  • 23/05/2017 | 21:31

Çka thotë Vjosa Osmani për kandidaturën e Avdullah Hotit

Ish deputetja e LDK’s, Vjosa Osmani, e ka komentuar kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK’s.


“Ka ardhur koha qe me i përkrahë kandidaturat e njerëzve qe e tregojnë Kosovën si një vend normal evropian, prandaj nuk e di a ka portretizim ma te mire me Avdullah Hotin se kjo”, vlerëson Osmani.

Madje, Osmani thotë se, s’kishte me pranuar me qenë pjesë e një ekipi, nëse s’kishte me qenë kandidati i duhur.

Ne anën tjetër, Osmani e pranon se Avdullah Hoti ka qenë promotori kryesor për përfshirjen e saj ne listën e LDK’s. Per mos përfshirjen e disa deputeteve nga legjistratura e kaluar, Osmani ka thanë se deputetë si Bulliqi e Rexhepi janë simbol i rezistencës ne LDK.

“Janë nder themeluesit dhe nder njerëzit e parë qe kanë kontribuar ne degët e tyne, ndërsa nëse unë jam sot ne këtë liste, jam pikërisht edhe për këta qe s’jane përfshirë”, shprehet Osmani në Rrokum TV. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë