Loading…

Çka po ndodhë me Medvegjen e Haradinajt: Partia e tyre del me një demantim

  • 05/09/2019 | 22:28

Çka po ndodhë me Medvegjen e Haradinajt: Partia e tyre del me një demantim

Një delegacion i Medvegjës, duke u paraqitur si partitë e kësaj komune të bashkuara, ka vizituar Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj. Por Partia për Veprim Demokratik po thotë se nuk është pjesë e këtij uniteti, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, kjo parti thotë se delegacioni me Marko Salihin, është paraqitur te Haradinaj si delegacion i të gjitha partive që garojnë në këtë komunë.

Më poshtë, reagimi i plotë:

Ka mashtruar kryeministrin, ka mashtruar opinionin, ka mashtruar idenë e unitetit, por më së shumti ka mashtruar vetëveten dhe ambicien e tij për pushtet në një situatë që më së paku duhet menduar për pushtetin.

Një delegacion i Medvegjës të cilin e ka kryesuar kandidati i PD-APN për zgjedhjet lokale në këtë komunë që do të mbahen të Dielen më 8 shtator, ka keqpërdorur mirëbesimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, për të përfituar “avantazh” ndaj “rivalëve” të PVD-së.

Delegacioni me në krye Marko Salihun, i paraqitur të kryeministri si delegacion i gjithë partive shqiptare që garojnë në këtë komunë, edhe pse pjesë e tij nuk ishte anëtari i PVD-së siç u prezentua, është shkelje e mirëbesimit të nikoqirit dhe kryeministrit të një shteti.

Marko Salihu, të ashtuquajturin delegacion ka tentuar ta paraqesë si delegacion i unitetit që po bëhet në këtë komunë, edhe pse fotoja e publikuar nga vetë kryeministri Haradinaj, tregon qartë se edhe ai edhe opinioni shqiptarë janë manipuluar nga ky pushtetëdashës në tentativë.

Pa asnjë anëtarë të Degës së PVD-së në Medvegjë, delegacionin e ashtuquajtur, Salihu, e paraqet si delegacion në të cilin ka patur edhe anëtarë të PVD-së.

Pa fije turpi e marre, Salihu, pa u skuqur fare, rrenë para opinionit shqiptar për të ndërtuar avantazh për veti. Dhe shtrohet pyetja se për çfarë avantazhi dhe për çfarë pusheti synon Marko Salihu në Medvegjë, kur dihet qartë se pozita e shqiptarëve atje është më e brishtë se kurrë më parë.

Suksesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje është të arrijnë të përfaqësohen në përbërjen e re të asamblesë në Medvegjë, për të arritur ta ruajën së paku përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe, për të ruajtur frymën shqiptare në këtë komunë, në këto momente kur gjithë rajoni gjendet në pritjen të një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të shënojë efekte pozitive edhe për komunën e Medvegjës.

Dështimi në këtë mision në Medvegjë, do të legjitimojë pastrimin etnik të kryer më 1999 në këtë komunë nga shteti serb.

Prandaj, është për çdo gjykim gjesti i Marko Salihut, “biznismen” i ardhur për “t’i dhënë shpirt Medvegjës” duke ndërtuar “avantazhe” të pamoralshme dhe të dëmshme për interesat shqiptare, aq më keq kur keqpërdorë besimin e kryeministrit Haradinaj, i cili u vu në lajthim se po kontribuuon në unitetin shqiptar në Medvegjë në të cilën po rrezikohet qenia kombëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë