Loading…

Çka po ndodhë kështu: VV akuzon vetën për korrupsion dhe familjarizëm me komunikatë

  • 23/03/2022 | 15:53

Çka po ndodhë kështu: VV akuzon vetën për korrupsion dhe familjarizëm me komunikatë

Në një komunikatë të publikuar nga ‘Lëvizja Vetëvendosje 126’, janë dhënë kritika ndaj vetë VV’së për shkak të raportimeve të fundit rreth punësimeve familjare, korrupsion, e tenderizmit, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë komunikatë të publikuar nga Vetëvendosje 126, kanë ngritur kritika kundër  vetë VV’së, siç thuhet pas raportimeve në media rreth punësimeve familjare, shoqërore dhe caktimet e drejtorëve sipas interesave te tyre, keqpërdorimet në tenderë, vendimet e komisionit disiplinorë qe kanë qenë tendencioze, shkarkimet politike dhe hakmarrjet personale.

Komunikata e plotë:

Pas shume kritikave nëpër mediume të ndryshme , dhe duke i analizuar faktet reth keqpërdorimeve në Qendren Klinike Universitare të Kosovës nga Bordi drejtues dr.Agreta Gashi Gecaj ,
Drejtori i Qkuk-ës dr.Valbon Krasniqi dhe auditori I mbrendshëm Musa Vitija distancohemi nga veprimet e tyre ku shumë here edhe thiren ne emër të lëvizjes vetëvendosje .
Ashtu sikur kanë kerkuar komisioni I deputetëve shëndetësorë për shkarkim të tyre edhe ne disa aktivistë të lëvizjes kërkojmë që të shkarkohen dhe të hetohen në tërësi për :
-punesimet familjare , shoqërore
-caktimet e drejtorëve sipas interesave te tyre
-keqpërdorimet në tendera
-vendimet e komisionit diciplinorë qe kanë qenë tendencioze
-shkarkimet politike dhe hakmarjet personale
-auditimet tendencioze ndërsa të auditohen lëndët që paraqiten ne media per keqpërdorime
-respektimin e orarit te punës dhe te denohen personat qe nuk e respektojn ,
posaqerisht kryesusja e bordit e cila sipas vijushmërise nuk ka qenë e rregulltë
-incizimi I paautorizuar e bërë nga kryesusja e bordit (dr.Agreta Gashi Gecaj)
-te ndalohet dhe të dënohen personat që konsumojnë duhan në salla operative dhe zyre
(sikur ka ndodhur ku kryesusja e bordit ka konsumuar duhan në sallë të operimit )
Me shpresë që reagimi yne te zbatohet , te shkarkohen keqperdoruesit dhe te hetohen për prishjen e sistemit shëndetesore dhe imazhit të QKUK-ës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë