Amerikanët mund të pëlqejnë mjaft gjëra nga shqiptarët, por kanë preferuar të zgjedhin dhjetë prej tyre. Stafi i ambasadës amerikane ka dhënë një mesazh të veçantë falenderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan.
Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por edhe mbështetjen në faqen e tyre në Facebook, me pëlqimet, komentet, kritikat dhe përkushtimin
Pra, me pak humor dhe shumë mirënjohje, ja kush janë dhjetë gjërat e tyre:
1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.
2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’
3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare,
4. Të ngjitem në shtegjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve
5. Perimet dhe frutat e freskëta
6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?
7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Levvis Hamilton.
8. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare
9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë
10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!