Për herën e tretë më radhë dje u mbajt procesi zgjedhor për zgjedhje të përgjithshme për Kuvendin e Serbisë, ndërsa lufta politike e politikanit shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, kësaj radhe është kurorëzuar me fitore, dhe ai do të jetë pjesë e parlamentit për katër vitet e ardhshme, në këtë fitore kontribut të veçantë patën mërgimtarët e këtij rajoni, si dhe angazhimi maksimal i krahut politik të Kamberit, shkruan Gazeta Metro.
Driton Bilalli, bashkëpunëtor dhe aletat i z.Kamberi në Luginë, në një prononcim për Gazetën Metro përmendi dy faktorë të rëndsishëm që quan në fitoren e tyre.
“Ardhja e një pjese të diasporës dhe angazhimi maksimal i bashkëpunëtorëve të Kamberit, rezultoi me fitore”, tha ai.
Sipas tij kësaj radhe pati një rritje të votave për politikanin shqiptar.
“Po kemi një rritje për rreth 60-70 afërsisht”, tha Bilalli.
Në bazë të rezultateve preleminare, del se Shaip Kamberi ka marrë 698 vota në vendvotimin në Tërrnoc.
Derisa 8 vota ka marrë SPS e Ivica Dacic, 1 votë SNS e Aleksander Vucic, teksa Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit mori dy vota./gazetametro.net