Loading…

Çka i tha Ramush Haradinaj nënkryetarit të qeverisë serbe Ljajic në takimin në Budvë?

  • 26/10/2018 | 12:53

Çka i tha Ramush Haradinaj nënkryetarit të qeverisë serbe Ljajic në takimin në Budvë?

Në një puzë të takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Budvë, para dy ditësh, nënkryetari i qeverisë së Serbisë Rasim Ljajic i është qasur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër joformale.

Në atë konferencë, siç i ka thënë Ljajic gazetës beogradase “Danas”, në shtandin e “Danas”-it në market, ka shkuar në vend të kryeministres serbe Ana Brnabic. Në pauzë pranë tavolinës është gjendur edhe me disa pjesëmarrës, ndër të cilët ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, transmeton gazetametro.net.

“Biseduam joformalisht, e shfrytëzova rastin ta pyes Haradianjn se kur do ta heqin akcizën për miell dhe blloqet të ndërtimtarisë. Ai më tha vetëm na njihni, atëherë do t’i heqim të gjitha. I thashë se atëherë do të presim të gjithë, edhe që ata t’i heqin ato, e që procesi politik të vazhdojë me negociata. Një bisedë krejtësisht e lirë” – ka thënë Ljajic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë