Ju çdo ditë i përdorni këto marka, por a keni menduar ndonjëherë për domethënien e emrave të tyre?
Gazeta metro ka përzgjedhur më poshtë disa prej tyre:
FedEx – Ky brend reklamon shpejtësinë dhe saktësinë e mbërritjes së produkteve më shume se sa ju mendoni. Këtë gjë ata e fshehin edhe në logon e tyre duke e fshehur një shigjet në mes shkronjës E dhe X.
Amazon – Vija e verdhë poshtë logos së këtij brendi, shënjon prej A-së në Z, e cila tregon larshmërinë e produkteve që mund të gjinden në këtë dyqan online. Po ashtu kjo shigjet ka formën e buzëqeshjes e cila tregon se qëllimi është që konsumatorët të ndahen të kënaqur.
Gillette – Mesazhi i fshehur që ky brend përmban qëndron te forma e shkronjave të kësaj logoje, veqanërisht te mënyra e mprehtësisë që shkronjat përmbajnë, e që si mesazh percjellë mprehtësinë e briskut.
Le Tour de France – Rrethi i verdhë në këtë logo nuk tregon vetëm diellin, por edhe rrotën e një biçikletë, ndërsa shkronja R në fjalën “Tour” tregon një çiklist.
Vaio – Logo e këtij brendi është punuar në atë formë që shkronjat e para V dhe A, të duken si sinjal analog, ndërsa dy të fundit I dhe O të duken si numrat 1 dhe 0 të sinjalit digjital.
Formula 1 – Me shkronjën F të zezë dhe pjesën e kuqe që tregon për shpejtësinë në këtë pamje, ku gjendet numri 1? Nëse shikoni me kujdes ndërmjet kësaj hapësire të këtyre dy elementeve ju mund ta gjeni edhe numrin 1.