Loading…

Çka fiton Kosova me kodin +383 sipas kryeshefit të PTK-së

  • 15/11/2016 | 10:49

Çka fiton Kosova me kodin +383 sipas kryeshefit të PTK-së

Kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka mirëpritur kodin e ri telefonik +383.

Në llogarinë personale në Facebook, Mustafa ka shkrura se gjatë një interviste në RTK ka thënë se ky është një lajm që forcon shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës në telekomunikacion.

Ai shkruan se ka dy vite që potencon pa rreshtur anomalinë dhe paradoksin që ekziston në vend, ku një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe institucioneve publike nuk marrin produkte dhe shërbimet nga operatori i vetëm në vend.

“Po ashtu potencova faktin që në këtë rast, vendi ynë ka rastin të mësojë nga shteti serb! Serbia ka tre operatorë të telefonisë mobile në vend, dy prej të cilëve në pronësi të huaj (Telenor dhe VIP), por operatorin e vet, në pronesi publike që ka, Telekom Serbia, e futi në tregun e Kosovës, e jo ndonjërin nga ata dy operatorët tjerë!!! Operatorit të vet i krijoj treg në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

Që nga themelimi i VALA-s në emër të shfrytëzimit të prefiksit të Pricipates së Moancos +377, kemi paguar 53 milion euro vetëm si taksa të numeracionit.

Gjithashtu ka shtuar se 141 milion euro janë paguar po ashtu tek Monaco Telecom për këto 16 vite operimi të VALA-s, si rezultat i gjenerimit të përbashkët të trafikut ndërkombëtar.

“Andaj, sikur të kishim kodin shteteror +383 që nga dita e parë, Telekomi i Kosovës në total do të kursente rreth 200 milion euro, para të cilat do të mbeteshin në tregun e vendit tonë”, ka shkruar Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë