Loading…

Çka duhet bërë në emër të popullit?

  • Nga

  • SHKëLZEN MALIQI

  • 18/09/2026 | 12:02

Çka duhet bërë në emër të popullit?

Gabimi ka qenë pse, në emër tonin, është lejuar që të mos ketë mbikëqyrje të Speciales nga Kuvendi i Kosovës, ku do të duhej të jepte edhe llogari.


Nga Shkëlzen Maliqi

Nuk ka qenë gabim votimi, i Gjykatë Speciale, sepse ajo përndryshe do të krijohej nga OKB-ja, ku ndikimi i Rusisë dhe shteteve të “painkuadruara”, të afërta me Beogradin, kanë mundur të jetë jo objektiv, sepse Rusia ka qenë promotore e akuzave se UÇK-ja ka trafikuar me organet njerëzore.

Gabimi ka qenë pse, në emër tonin, është lejuar që të mos ketë mbikëqyrje të Speciales nga Kuvendi i Kosovës, ku do të duhej të jepte edhe llogari.

Gabim ka qenë pastaj pse Kuvendi nuk e ka themeluar një Komision për mbikëqyrje të ecurive të procesit.

Tani, në retrospektivë, si ndihmë për apelimin e verdiktit të shkallës së parë, pa nervoza dhe patetizma patriotike, duhet të krijohet urgjentisht një komision special për analizën dhe hetimet profesionale të punës së Gjykatës Speciale në Hagë, me grupe punuese që do të kontrollojnë “provat” e prokurorisë dhe gjykatës, duke angazhuar ekspertë ndërkombëtarë që do të dekonstruktonin narrativat e sajuara të Gjykatës Speciale, si ajo e rastit të zhdukjes së veprimtarit Behajdin Allaqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë