Loading…

Çka do të thotë emri Kosovë? Kjo është harta që shpjegon gjithçka

  • 06/05/2019 | 15:41

Çka do të thotë emri Kosovë? Kjo është harta që shpjegon gjithçka

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë në të vërtetë emri i vendit tuaj? Më në fund, për këtë ka një përgjigje, madje ekziston një hartë që shpjegon gjithçka, transmeton Gazeta Metro.


The Culture Trip ka publikuar harten që tregon se çka do të thotë emri i secilit vend në botë, e cila shpjegon edhe kuptimin historik.

E aty, gjendet edhe vendi ynë Kosova, emrin e së cilit ata e shpjegojnë si ‘Field of Black Birds’ apo ‘Fusha e Mëllenjave’.

Të gjithë studiuesit tregojnë se emri Kosovë vjen nga fjala ‘kos’ që do të thotë ‘mëllenjë ose zog i zi’ dhe ‘ova’ që do të thotë ‘fushë’. Para Betejës së Fushë-Kosovës, emri Kosovë nuk njihej historikisht, betejë në  të cilët serbët pësuan disfatë totale dhe fituan turqit osmanë, përcjell Gazeta Metro.

Pjesë e hartes janë edhe dy shtetet fqinje të Kosovës, Shqipëria e Maqedonia. Aty shpjegohet se emri Shqipëri do të thotë ‘Land of Eagles’ ose ‘Toka e Shqiponjave’.

Ndërsa, përveç pjesës historike, tregon edhe karakteristikat e banorëve të vendit, siç është rasti tek Maqedonia, që do të thotë ‘Land of Tall People’ ose ‘Toka e njerëzve të gjatë’.

Në hartë gjenden edhe vendet e tjera të botës, të cilat mund t’i shihni në foton më poshtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë