Loading…

Çka do të ndodhë tash me Hanin e Elezit, flasin nga KQZ

  • 26/10/2021 | 08:41

Çka do të ndodhë tash me Hanin e Elezit, flasin nga KQZ

Gjykata Supreme të hënën e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kësisoj, komuna e Hanit të Elezit nuk do të shkojë në rivotim.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se pas vendimit të Supremes, do të pritet derisa palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

“Lidhur me çështjen e komunës së Hanit të Elezit, ne e kemi parë  së fundmi vendimin e Gjykatës Supreme duke e kthyer çështjen në PZAP për rivendosje, prandaj, në një situatë të tillë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore, para se të bëjmë deklarime dhe njoftime të tjera”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare të 37 komunave tjera, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara.

“Ne jemi të vetëdijshëm se çështja e komunës së Hanit të Elezit është duke u trajtuar në institucionet përkatëse, por meqenëse çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 37 komunave të tjera, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Me këtë rast, Supremja ka anuluar vendimin e PZAP-së që Hani i Elezit të shkojë në rivotim.

“APROVOHET si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ANULOHET vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, dhe çështja i kthehet PZAP-it, në rivendosje”, thuhet në vendim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë