Loading…

Çka bëri Kurti për 18 muaj qeverisje

  • 24/09/2022 | 23:49

Çka bëri Kurti për 18 muaj qeverisje

Dhjetëra arritje i numëroi për 18 muajt sa është në krye të Qeverisë së Kosovës.


Ndër sukseset më të mëdha që ia atribuoi qeverisjes së tij në një reagim në rrjetin social Facebook, Albin Kurti nënvizon shifrat për rritjen ekonomike dhe të hyrave në doganë e ATK.

Kryeministri, i kënaqur shfaqet edhe me shumë aksione të policisë, por edhe iniciativa në dikasterin e drejtësisë.

Megjithatë, numri i dy i partisë opozitare, PDK, Vlora Çitaku, po vlerëson se 1 vit e gjysmë prej kur Kurti ka pushtetin, ai nuk i përmbushi premtimet e tij.

Çitaku vlerëson se Kurti ka dështuar edhe në dialog me Serbinë, përkundër që ka pas mbështetje të madhe nga opozita.

Më pozitivisht punën e qeverisë Kurti po e sheh analisti Gazmir Raci.
E shëndetësia është sektori i cili merr kritika të vazhdueshme nga ekspertët e fushës dhe opozita.

Për këtë dikaster, as Kurti vet në reagimin për 18 mujorin e qeverisë së tij, nuk listoi ndonjë të arritur.

E që gjendja në shëndetësi s’ka ndryshuar e thotë edhe gazetari që merret me këtë sektor, Bujar Vitia.

Vitia megjithatë ka shpresë per përmirësime, pas formimit te komisionit ekzekutiv per shëndetësi, qe do ta drejtojë vetë kryeministri Kurti.

Kurse për punën e këtij te fundit gjatë kësaj të shtune ishte e pamundur të merret ndonjë përgjigje prej ministrave apo deputetet e mazhorances.

Madje nga deputetet e pushtetit, iu tha televizionit se nuk po iu jepet leja për të folur nga Departamenti për Media i Partisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë