Loading…

City demolon Sportingun, i shënon plotë 5 gola

  • 15/02/2022 | 23:08

City demolon Sportingun, i shënon plotë 5 gola

Ka përfunduar ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve në Uefa Champions League, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni anglez, Manchester City ka shënuar fitore të thellë 0:5 si mysafirë i Sportingut.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Riyad Mahrez, i cili shënon për Cityn në minutën e 7’, kurse epërsinë në 2:0 e dyfishoi Bernardo Silva në minutën e 17’. City vazhdoi me gola, ku e thelloi epërsinë në 3:0 përmes Phil Foden në minutën e 32’, kurse Silva shënoi golin e dytë personal, dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 44’.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi ylli anglez Raheem Sterling, i cili shënon për rezultatin final 5:0 në minutën e 58’ të ndeshjes. Me këtë fitore, City tani gjendet me një këmbë në çerekfinale, pasi që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Etihad”.

Rezultati final i ndeshjes është 5:0 në favor të Cityt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë