Loading…

Çitaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Maskat do të bien, ata do të kthehen fitimtarë

  • 27/01/2023 | 13:39

Çitaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Maskat do të bien, ata do të kthehen fitimtarë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka njoftuan se ka vizituar ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në paraburgim në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Çitaku ka thënë se në Hagë takuan ish-presidentin Thaçi, e shkurt takuan edhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Vesli dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi.

Çitaku thotë se të gjithë janë me plot besim në drejtësi në procesin gjyqësor që pritet të nisë së shpejti.

“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën. Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi. Beteja të cilën baca Jakup, Thaci, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb”, ka shkruar Çitaku.

Më poshtë postimi i plotë i saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë