Loading…

Çitaku: Trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese e fyese ndaj Rrahman Jasharajt

  • 02/10/2022 | 21:55

Çitaku: Trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese e fyese ndaj Rrahman Jasharajt

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth etiketimeve të ndryshme që po bëhen në drejtim të kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj, e kjo për Çitakun është e papranueshme, dhe se këto sulme janë mesazh ndaj gjithë atyre që nuk mendojnë si shefi i Qeverisë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Nënkryetarja e kësaj partie tha se kryesindikalistin Jasharaj e ka takuar vetë një herë në jetën e sajë.

Për të janë “trishtuese” etiketimet dhe sulmet që po bëhen në drejtim të Jasharajt.

Sipas sajë këto sulme kanë një adresë, të cilët qëllim kanë të “zmbrapsin” të gjithë ata që nuk mendojnë si Kurti.

Postimi i plotë:

Rrahman Jasharin e kam takuar vetëm një herë, tash së fundi kur erdhi për takim, në kuadër të vizitave që sindikatat po realizionin me partitë politike.

Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë.

Fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri. Kjo mendësi nuk kalon./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë