Loading…

Çitaku takohet me Trump’in (Foto)

  • 18/01/2017 | 08:28

Çitaku takohet me Trump’in (Foto)

Ambasadorja kosovare në Amerikë, Vlora Çitaku, është takuar me presidentin amerikan në ardhje, në një mbrëmje të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të presidentit.


Çitaku me këtë rast ka shkëmbyer biseda me Trumpin, duke e konsideruar këtë si një mbrëmje të mrekullueshme.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik”, ka shkruar Çitaku.

Siç shihet në fotografi, pos Trumpit, Çitaku është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.

“Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”, ka shtuar ajo./gazetametro.net

16003019_10154118450367414_1863207820118147016_n 16142796_10154118450442414_6415418842088611520_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë