Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaqes i cili akuzohet se e vrau 18 vjeçaren Marigona Osmanin, gushtit e vitit të 2021.
E dje është publikuar aktakuza ndaj tij ku tregohet për gjithë dhunën që Krivaqa dyshohet ta ketë kryer mb Marigonën.
Postimi i plotë:
Nuk pata forcë me e lexu deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës.
Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve.
Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapsirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale.
Dhimbje e trishtim pafund.