Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur të papërgjegjshme dhe precedent qëndrimin e tij jashtë Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku tutje ka thënë se vizita e Kurtit në SHBA mund të kualifikohet si studimore. Ndërsa ja ka përmendur edhe vizitën në një fabrikë të çokollatave në Zvicer ku kryeministri e bëri edhe shqiponjën me studentet shqiptar atje.
Tutje ajo ka theksuar gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë, e ku sipas Çitakut inflacioni ka kaluar 11%.
“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës.
Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje.
Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti.
Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë )”, ka shkruar Çitakut.
Duhet theksuar se Kurti që nga fillimi i muajit është jashtë Kosovës, nga vizita në SHBA, ai kishte vazhduar direkt vizitën e tij në Zvicër.
Ndërsa është kritikuar për vizitë të zbehtë në SHBA ku nuk ka arritur të takohet me asnjërin nga politikanët e rëndësishëm amerikan./gazetametro.net
Kurti lajmërohet nga Zvicra me populizëm, bashkë me studentët e bën shqiponjën