Loading…

Çitaku: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia, nuk na bën më pak shtet

  • 27/02/2017 | 17:19

Çitaku: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia, nuk na bën më pak shtet

Ambasadorja kosovare, Vlora Çitaku, i është përgjigjur presidentit serb Tomislav Nikolic, i cili tha se Serbia nuk do ta njoh Kosovën kurrë.


Ajo ka potencuar se mosnjohja e Kosovës nga Serbia, nuk e bën atë më pak shtet. Por, sipas saj, Serbia është peng i të kaluarës.

“Nëse Serbia nuk na pranon si shtet, kjo nuk na bënë neve më pak shtet. Serbia është peng i hegjemonisë të së kaluarës”, ka thënë Çitaku.

Ndërkaq, ajo ka ritheksuar se Kosova është vend i pavarur dhe i njohur nga pjesa dërrmuese e vendeve të lira.

“Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe i njohur nga pjesa dërmuese e popujve të lirë dhe shteteve të lira”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, Çitaku ka përmendur edhe njohjen e Kosovës nga Bangladeshi, duke falënderuar qeverinë e këtij shteti, dhe ka potencuar se Kosova është në rrugë të qartë drejt BE’së dhe Kombeve të Bashkuara./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë